Në Kërçovë vazhdon dezinfektimi intensiv i rrugëve

Kërçovë, 13 prill 2020  – Ndërmarrja komunale nga Kërçova, në bashkëpunim me Komunën, vazhdon me një veprim gjithëpërfshirës për dezinfektimin e plotë të rrugëve, dy herë gjatë ditës, në mëngjes dhe në mbrëmje, me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

“Dy herë në ditë kryejmë aksion, në mëngjes dhe në mbrëmje, për t’i dezinfektuar rrugët në të gjitha pjesët e qytetit. Dezinfektimi me ujë dhe preparatet sigurisht që do të ndihmojnë në luftimin e koronavirusit dhe përhapjen e tij. Aksioni do të zhvillohet derisa të stabilizohet situata, ndërsa koronavirusi dhe zgjerimi i tij të zvogëlohen”, thotë drejtori i NPK “Komunalec” nga Kërçova, Zenel Jonuzi. 

SHARE

LEAVE A REPLY