Kërcova fatmirësisht i vetëmi qytet i paprekur nga Coronavirusi!

Masat që ndërmorri shtabi emergjencës nga Komuna e Kërçovës,ato qeveritare,ndikimi mediatik dhe me shpres vetë dora e Zotit,janë faktorët të cilët deri në këto momente kanë ndikuar që kujdesi qytetarëve kërçovarë të jetë në nivelin e duhur,ku si rrjedhojë fatmirësisht ende skemi asnjë qytetarë të infektuar nga koronavirus.

Patur parasysh situatën e cila nga dita në ditë po bëhet më kritike,periudhë e cila sipas ekspertëve nga fusha e shëndetësisë do të zgjasi deri nga java e tretë e muajit prill. Në këto momente ajo çfar ne të gjithë duhet të bëjmë është të respektojm rregullat edhe më shumë,në mënyr që të mbrojmë jetën tonë dhe atyre që na rrethojn.Me shpres se pasojat në vendin tonë dhe kudo në rruzullin tokësor të jenë sa më të vogla,ne kërçovarët edhe këto tre javë kritike,duhet të vazhdojmë të tregohemi qytetarë të përgjegjshëm të këtij vendi,sepse vërtet kemi rastin që në fund të dalim fitimtarë nga kjo luftë e padukshëme.

Andaj në këtë rast,ne si redaksi e televizionit Gurra apelojm që edhe në periudhën që do vij të #Qëndrojm në Shtëpi# .Si deri më tani,të vazhdojm të demostrojm qytetari në vetëpërgjegjësi,maturi e durim,të jemi parimor e të respektojmë rregullat e vendosura,në mënyrë që të mbrojmë jetën tonë dhe më të dashurëve tanë.

Bashkë dhe vetëm bashkë do t’ia dalim,Si gjithmon në çdo sfidë të jetës sonë.Me konsiderat nga tv Gurra!

SHARE

LEAVE A REPLY