“Është varfëri, njerëzit kursejnë”! A i dha rezultatet e dëshiruara masa “Fundjavë pa TVSH”?

Rreth 10 milion euro kanë shpenzuar qytetarët në Fundjavë pa TVSH. Për prodhimet e blera vendore dhe pajisje IT nga llogaritë fiskale të skanuara do u kthehen mbi 1.5 milion euro.

“Për shkak se së pari është varfëri, njerëzit kursejnë edhe po tu jepni 18% kthim të TVSH do të thonë do të blejmë atë që na nevojitet. Shitja është rritur diku për 5 herë, duku për 3 herë, varet për çfarë prodhimesh janë shpenzuar paratë”, u shpreh kryeministri Zoran Zaev.

Pamë sukses serioz të projektit të Qeverisë Fundjavë pa TVSH, theksoi Zaev.

Ekipi i TV21 ishte në teren në ditën e fundit të fundjavës pa TVSH. Atë që ne pamë në pjesën qendrore të kryeqytetit, ishin shitore pothuajse të zbrazura, rrugë të zbrazura dhe qytetarë një pjesë e të cilëve nuk ishin të informuar fare për masën “Fundjavë pa TVSH”. Qytetarët pa vullnet iu përgjigjën pyetjes se a e kanë shfrytëzuar masën e qeverisë. Reaguan se me paga dhe pensione të ulëta mund të mbulojnë vetëm nevojat themelore për jetesë.

“Nuk ju kuptoj se për çfarë po pyesni”, na tha një qytetar.

“Nuk e dini masën Fundjavë pa TVSH për blerje të produkteve vendore?” e pyeti gazetarja e TV21.

“Jo”, u shpreh ai.

“Nuk dimë!”,u shpreh një qytetar tjetër.

“A e shfrytëzuat masën Fundjavë pa TVSH? Jo!”

“-A shfrytëzuat Fundjavë pa TVSH? Jo…

-Bleva diçka por nuk është produkt maqedonas…

-Mendoni se kjo masë mund t’u ndihmojë qytetarëve? …

Mundet, sigurisht, veçanërisht për kompjuter dhe pajisje IT…Nuk kishim nevojë që të blejmë diçka…Nuk është shumë e rëndësishme” u shpreh qytetarja.

“-Jo….

-Pse?

-Sepse nuk kemi para…

-A dini për masën?

-Cila masë?” pyeti qytetari.

“Po jam i njoftuar por çfarë të blesh me 11 mijë denarë?”, përfundoi një tjetër!

Paratë, siç njoftoi kryeministri do të rialokohen për projekte të tjera për mbështetje të krizës. Përndryshe fundjavën e kaluar kanë blerë rreth 204 mijë qytetarë, ndërsa afati për skanimin e llogarive fiskale përfundoi dje.

SHARE

LEAVE A REPLY