Dimitrov: Kufinjtë do jenë të mbyllur deri në këtë datë

Shtetet e rajonit përgatiten për hapjen e kufijve. Nga 1 qershori Serbia hap kufijtë për shtetasit e Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës, pa detyrim që të kenë test negativ për COVID 19. Shtetasit e Serbisë do të jenë të lirë të hyjnë dhe të dalin nga vendi sa herë të dëshirojnë.

Greqia vendos nesër për rimëkëmbjen e turizmit. Jozyrtarisht nga 15 qershori e deri më 1 korrik kufijtë do të hapen për të gjithë turistët nga BE-ja dhe zona Shengen, të cilët nuk do të vendosen në izolim të detyruar 14 ditor e as nuk do t’iu kërkohet test për COVID 19.

Sllovenia hapi tërësisht kufijtë për shtetasit e Kroacisë, ndërsa Kroacia kishte marrë një hap të këtillë një javë më parë. Edhe Italia ka paralajmëruar se do të rihapet nga 1 qershori.

Maqedonia e Veriut ende nuk ka vendim për hapjen e kufijve. Ndërkohë konferenca “online” e ministrave të jashtëm të rajonit dhe përfaqësuesve të BE-së përfundoi pa datë konkrete për hapjen e kufijve për të gjitha shtetet. Në deklaratën e përbashkët theksohet se hapja e kufijve do të bëhet në mënyrë graduale, në përputhje me vlerësimet epidemiologjike dhe do të zbatohet në mënyrë të koordinuar.

Shkaku i paqartësisë së situatës shëndetësore, nuk u fol për datë konkrete. BE-ja propozoi që deri më 15 qershor t’i mbajë mbyllur kufijtë e saj për udhëtime jo thelbësore, por në mënyrë eksplicite u tha se gjeografikisht rajoni është në BE dhe do të trajtohet si e tillë. Është e rëndësishme që kufijtë të hapen për udhëtime jo thelbësore të qytetarëve nga rajoni ynë”-tha Nikolla Dimitrov, Ministër i Jashtëm.

SHARE

LEAVE A REPLY