Ali Ahmeti po e humbë përkrahjen nga krahu i luftës!


Thellohet hendeku në Bashkimin Demokratik për Integrim, shkruan e përditshmja “Sloboden Peçat”. Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti për herë të parë nuk mori pjesë në akademinë përkujtimore me rastin e rënies së Isa Likës, Komandant Ilirit.

Gazeta “Sloboden Peçat” duke u thirrur në burime partiake , shkruan se, pjesëmarrjen dhe fjalimin tradicional të Ahmetit në memorialin e UÇK-së, në Tetovë e ka penguar Hazbi Lika. Sipas burimeve të gazetës në gjuhën maqedonase, krahu ushtarak i partisë që drejtohet nga Hazbi Lika, për herë të parë pas 13 vitesh nuk e lejuan Ahmetin që të merr pjesë në akademinë përkujtimore.

Nga kjo parti thonë se dicka e tillë ishte e pritshme, pasi nuk është fshehtësi se raportet mes Ahmetit dhe krahut luftarak të udhëhequr nga Hazbi Lika janë ftohur për shkak të bashkëpunimit të afërt të Ahmetit me Artan Grubin dhe Bujar Osmanin.

Përçarjet në Bashkimin Demokratik për Integrim filluan pas shkarkimit të Hazbi Likës nga posti i zëvendëskryeministrit dhe shuarjes së sekretariatit për Marrëveshjen e Ohrit./Sloboden Peçat

SHARE

LEAVE A REPLY